“Ma mirë me vdekë edhe unë”, i riu trishtohet pasi e aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 21:20

“O a u vdekë bre, o ma mirë me vdekë edhe uneee..” – kështu pyeste e lutej një i ri i cili dyshohet se në orën e parë të së premtes shkaktoi një aksident në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, ku pësoi me jetë një 19 vjeçar.

J.S nuk u mbijetoi plagëve të mara nga makina e cila e goditi atë teksa viktima ishte duke ecë trotuarit me një tjetër qytetar. Aksidenti sipas dëshmitarëve ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një veture e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar e të cilat goditën për vdekje këmbësorin, raporton Klan Kosova.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

Mjekja e cila e ka trajtuar, Krenare Makolli, i tha Klan Kosovës përmes telefonit se i dyshuari është pranuar në gjendje të rëndë psikike dhe është këshilluar policia që në rast se nuk i përmisohet gjendja të dërgohet në psikiatri.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” të tronditur nga ngjarja, kritikuan komunën se nuk e ka bërë shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve, e cila do të parandalonte aksidentet. Sipas tyre, shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/h ndërsa vozitësit ngasin makinat mbi 100km/h, për çka, sipas tyre, aksidentet këtu janë të shpeshta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit