Tiranë/ 60 vjeçari drejton armën nga vetja dhe e shkrep, humb jetën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.08.2022, 19:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë në rrugën “Agush Gjergjevica”, ku sipas policisë dyshohet se një person i moshës 60 vcjeçare me iniciale B.Z. është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Dyshohet se i moshuari ka vrarë veten nëpërmjet një arme zjarri. Nuk dihen ende detaje të tjera. Në vijim njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 05.08.2022, rreth orës 18:55, në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit