Arrestohet hajni mitrovicas që bashkë me taksistin në Vushtrri u hedhi sprej syve dhe ua vodhi 2500€ pasagjerëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 19:23

Në orët e mesditës së sotme hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kane arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar G. F, 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosvës për veprën penale ‘Grabitje’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se me datën 04.07.2022, rreth orës 21:35, në rrugën “Viciana “ në Vushtrri, ka përdorë sprej-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Burime të “mitropol” njoftojnë se personi që u arrestua ishte bashkëpunëtori i taksistit që i ndihmoi hajnit t’i grabiste 2500 euro nga pasgjeri që kishte hipur në taksi më 4 korrik të këtij viti.Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kujtojmë se edhe ngasësi i taksisë ishte arrestuar menjëherë pas ngjarjes, rreth 1 muaj më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit