Flet i riu që nxorri Jonadën e pajetë nga deti: Isha në shezlong, njerëzit bërtisnin ‘ndalo se e vrave’

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.08.2022, 18:00

Emiljano Zeqillari është personi, i cili nxorri nga deti Jonadën të pajetë, pasi ajo u përplas nga efektivi Arjan Tase, që drejtonte një skaf në bregun e detit.

Tragjedia në Himarë/ Arjan Tase dyshohet se me kushëririn jepnin mjete  lundruese me qira! AMP: Futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit  me bova plastike - Shqiptarja

Emiljano Zeqillari, ka treguar së fundmi se ai ka qenë në shezlong, kur ka parë momentin që Arjan Tase ka përplasur 7-vjeçaren.

Zeqillari ka thënë në polici se në një moment Bledari dhe të tjerët për rreth kanë bërtitur me forcë: “Ndalo se e vrave …”, ndërsa skafi ka goditur Jonadën e vogël, dhe i ka prerë trupin me helikë.

DETAJE TË REJA/ Si ndodhi tragjedia në Himarë, Arjan Tase iu afrua bregut  të detit me skaf për të marrë familjen e tij

Ndërkohë sipas tij pas ngjarjes mjeti lundrues nuk ka ndaluar për të dhënë ndihmën e parë, kjo ka bërë qe vetë Emiljano të futet në ujë për të nxjerrë trupin e pajetë të 7-vjeçares.

Si i shpëtoi drejtësisë Arjan Tase, polici që vrau vajzën 7-vjeçare në  Himarë? - Kronika

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit