Gabriel Bajram mbetet në paraburgim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 15:35

Gjykata Penale ka vendosur t’i vazhdojë masën e paraburgimit Gabriel Bajramit, djalit të ish deputetit, tashmë të ndjerit Amdi Bajram.

Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimin nga 8 në 30 ditë. Gjykata vlerëson se i dyshuari për dhunë më parë ka pasur dënime me kusht dhe mund të arratiset ose të përsëris veprën.

Ndryshe, Bajrami dyshohet për dhunë pasi sipas Prokurorisë, i njëjti ka rrahur një kamerier në restorantin “Akuadukt” në bulevardin “Sllovenia” në Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit