Ky është 19-vjeçari që vdiq mbrëmë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 15:30

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Në aksidentin tragjik janë përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura, ku si pasojë e plagëve të marra një 19 vjeçar ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit