Ofronin seks me pagesë në një qendër masazhi/ Denoncimin e bëri një maqedonas: Nuk më kënaqën!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2022, 15:11

Gjatë ditës së sotme u zbulua një çerdhe prostitucioni në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë. Qendra e masazheve në këtë zonë përdorej edhe për të kënaqur klientët në forma të tjera veç relaksit përmes masazheve të trupit. Mësohet se kjo qendër ku kryhej aktivitet i paligjshëm u zbulua nga një klient që kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut për të provuar shërbimin e saj.

Sipas burimeve, një shtetas maqedonas i cili kishte shkuar si klient në atë qendër masazhi ka telefonuar policinë pasi nuk kishte dalë i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar. Me të marrë telefonatën, policia e deri më tani nuk kishte ditur asgjë për aktivitetin që ushtronte qendra e masazhit, ka shkuar në rrugën “Teodor Keko” është futur brenda dhe ka arrestuar në flagrancë dy menaxhere, konkretisht 27-vjeçaren Malvina Hila dhe 23-vjeçaren Borana Koçi.

Së bashku me 2 të rejat në pranga ka përfunduar edhe një punonjës i qendrës, ndërsa 4 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Maqedonasi pretendon se është mashtruar nga disa vajza në një qendër masazhi, por hetimet e ndjekura nga komisariati nr 6 në Tiranë ka rezultuar se në fakt bëhet fjalë për një qendër prostitucioni.

Kjo qendër kishte aktivitet edhe në rrjetet sociale: facebook dhe instagram. Pas një kontrolli në faqen e qendrës së masazhit, shihet që aty publikohen vajza gjysmë të zhveshura, të cilat në çdo postim shënonin numrin e telefonit për të kryer rezervime. Ndërkohë policia po kërkon pronarin e saj, i cili është identifikuar si Mentor Musarai, i moshës 47 vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit