Vrau me skaf Jonadën 7-vjeçare/ Polici Arjan Tase rrezikon 10 deri në 20 vite burg

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2022, 13:39

Komisari i policisë Arjan Tase që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia në breg të detit në Potam, Himarë është përballur sot me drejtësinë.

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit vogëlushes.

Prokuroria e Vlorës mësohet se ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase dhe nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar "Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte".

Masa e sigurisë ndaj Arjan Tases u zhvillua ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës, teksa seanca drejtohej nga gjyqtare Viola Canaj e prokurore Eranda Laze dhe sipas vendimit të ri vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit