Publikohen rrogat e ”çmendura” te Barcelona

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 05.08.2022, 13:26

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar së një pjesë të pagesave të lojtarëve të klubit të Barcelonës. Sipas tabloidit britanik në fjalë, lojtari më i paguar i Barcelonës është sulmuesi Osman Dembele.

Francezi vendosi të rinovonte për dy vjet me klubin pas një konflikti të gjatë. Dhe rezulton se ai është lojtari që përfiton më shumë të ardhura, afro 18 milionë euro në sezon.

Ajo që bie në sy është paga e sulmuesit Robert Levandovski. I ardhur me shumë zhurmë nga Bajerni i Mynihut, polaku është vetëm lojtari i pestë më i paguar në klub.

Ai përfiton 10.6 milionë euro në sezon te katalanasit, më pak se te Bajerni. Në fakt, një gjë e tillë ishte raportuar menjëherë nga mediat gjermane.

Një surprizë tjetër është se në vendin e dytë nga më të paguarit e Barçës është mbrojtësi Samuel Umtiti. Francezi është “zhdukur” nga qarkullimi me klubin që kërkon ta largojë. Por përtej kësaj ai përfiton më shumë se 16 milionë euro në sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit