Burrin ia kishin ekstraduar më herët/ Fshihej në Shqipëri, kapet 25-vjeçarja sapo mbërrin në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2022, 13:10

Autoritetet në Itali kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare e cila sapo kishte lënë pushimet në Shqipëri për t'u kthyer në Itali.

Policia italiane e arrestoi të renë, ndërsa gjykata më pas e la në “arrest shtëpie”.

25-vjeçarja nga Umbertide, në provincën e Perugias, ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë.

Çifti i shqiptarëve, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar përsëri në vendlindje.

Më pas kundër burrit të gruas u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

25-vjeçarja është arrestuar nga agjentët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës.

Pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet në port ata e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj saj ka nisur edhe procedura me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit