Shoferi që dyshohet se goditi për vdekje 19-vjeçarin, është pjesëtar i FSK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 11:57

Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik që ndodhi orët e para të ditës së sotme në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në kryeqytet, ku si pasojë mori plagë të papërballueshme një 19-vjeçar, ndërsa mbetën të lënduar edhe dy të tjerë.

Siç raporton Gazeta Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me rrugën, është Venhar Kadriu, 21-vjeçar.

Kadriu i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte, duke goditur kështu dy këmbësorë dhe dy vetura që ishin të parkuara.

19-vjeçari nuk arriti t’u përballonte plagëve të marra, ndërsa 18-vjeçari që po ashtu u aksidentua, ka marrë lëndime të lehta dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Ndërkohë Kadriu është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha për Sinjalin se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit