“Dua të mishërohem peshkaqen: Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 11:16

Deklarata e Mira Kazhanit dhe Dritan Hilës kanë bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit për shkak të rreshtave kontraversë që ngritën në këmbë opinionin publik.

Vetëm pak orë pas vrasjes tragjike të 7-vjeçares Joanda Avdia në Potam nga helika e skafit të policit Arjan Tase, Mira Kazhani në një shkrim tha se tragjedi të tilla ndodhin kudo në botë.

‘Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar. Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë’,-shkroi ajo.

Ndërsa Hila, nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh: ‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.’

Përgjigjen e këtyre deklaratave të gazetarëve të partisë, i është drejtuar me një ironi therëse regjisori i njohur Kastriot Çipi.

‘’Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës.’

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit