Vrau gruan me thikë, 51-vjeçari shqiptar në Greqi: U kërkoj falje fëmijëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2022, 10:56

Vladimir Beqiraj është autori që vrau për vdekje gruan e tij një ditë më parë në ishullin Zakinthos në Greqi.

Gjatë sherrit në familje, 51-vjeçari goditi me grushte dhe në vazhdim me thikë bashkëshorten e tij.

Viktima u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë pasi kishte marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.

Vladimir Beqiraj, 51-vjeçari shqiptar që para 5 ditësh vrau mizorisht gruan e tij 41-vjeçaren, nënën e 3 fëmijëve, është paraqitur sot në hetuesi për të kërkuar falje.

Sipas Protothemës, Beqiraj do të kërkojë sot falje për aktin e tij, të cilin e ka rrëfyer dhe pranuar ku prokurori i Zakynthos e ka proceduar për vrasje me dashje.

“I kërkoj falje fëmijëve të mi”, tha Beqiraj teksa po futej në hetuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit