Bledi Çuçi për vrasjen e Joandës me skaf në Potam: Fajin e ka Saliu!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 10:43

Për dorëheqjen e tij dje nga posti i Ministrit të Brendshëm u zhvillua edhe një protestë e cila qartazi i komunikoi Bledi Çuçit se ka dështuar të ofrojë sigurinë dhe besimin tek qytetarët nga të cilët paguhet.

Jo vetëm që nuk ka ndërmend ta japë dorëheqjen, por ministri i Brendshëm ka reguar me një gjuhë komunist-kënaqëse ndaj vrasjes tragjike të Joandës 7-vjeçare në Potam dje, nga helika e skafit të policit Arjan Tase.

Ai ka quajtur sajesa shoqatën e mjeteve ujore sportive për të cilën thotë se e ka krijuar me “miq pasionantë”, ndërkohë që gjithçka është e faktuar në QKB.

Ai e quan tragjedinë e humbjes së një jete politike, dhe për këtë ia ka vënë fajin Sali Berishës duke e përmendur disa herë në tekst.

Ministri siç duket nuk i ka duruar dot komentet e vrazhda të popullit, të cilët nën këtë status e kanë “masakruar” duke i përplasur në sy të vërtetën dhe ka zgjedhur t’u mbyllë gojën duke i privuar lirinë e fjalës e duke i bërë BAN nga faqja e tij duke mos i lejuar më kritikët të komentojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit