Vjedhin miliarda nga paratë e popullit në tendera/ Posta Shqiptare vjedh dhe pensionet e të moshuarve shqiptarë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 09:14

Posta Shqiptare, një ndër institucionet që ka vjedhur më së shumti taksat e qytetaeëve shqiptarë, i vjedh dyfish duke u grabitur edhe pensionet të moshuarve.

Dy punonjës të Postës Shqiptare në Divjakë janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim njëri-tjetrin vidhnin lekët e pensionit të qytetarëve të moshuar shqiptarë.

Në pranga kanë rënë Gëzim Murrizi 56 vjeç dhe Endri Llazi 25 vjeç. Ata kanë vjedhur pensionet e qytetarëve të Divjakës me vlerë 270.000 lekë të reja.

Mbi punonjësit e Postës rëndojnë veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit