Kris arma në Shkup, të shtëna mes policisë e disa personave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2022, 08:50

Dje rreth orës 16:00 në dalje të Shkupit, rrugës për në Tetovë ka ndodhur një incident i armatosur mes forcave të policisë dhe disa personave të panjohur.

Raportohet se gjatë tentimit për arrestuar tre persona policia ka përdorur dhe armët.

Këtë e konfirmojnë edhe dëshmitarët okularë sipas të cilëve të shtëna ka pasur nga të dyja palët.

Alsat raporton se gjatë këtij aksioni policorë 2 persona janë arrestuar, derisa i treti ka arritur të shpëtoj nga prangat e policisë.

Nga Ministria për Punë të Brendshme konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se me informata më të hollësishme do të dalin më vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit