Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vetë pronar i një biznesi skafesh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 08:51

“Dardhë bie nën dardhë”,-thotë një shprehje… e në këtë rast policët shkojnë pas ministrit mund të themi.

Rezulton se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pronar i një shoqate të quajtur “Albanian Sailing Club” që ka në pronësi mjete lundruese detare. Shoqëria është themeluar që në vitin 2019 nga vetë ministri.

Duket se Çuçi vetë jepka me qira skafe, jahte, varka me vela, jet ski, e mjete të tjera ujore teksa nuk ka nxjerrë zë për tragjedinë e ndodhur në Potam.

Pra vetë ministri jep me qira këto mjete ujore për këdo, për personat pa patentë e licencë ndërsa populli kërkon drejtësi për jetë të marra nga efektivët e shtetit… mirë se erdhët në Shqipëri miq!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit