Një tjetër Polic degjeneron Shtetin: I blejmë prangat te AliExpress!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2022, 08:03

Duket se nuk paskan fund pisllëqet në Policinë e Shtetit, nisur që nga ajo Rrugorja e deri tek ajo Kufitare. Efektivët jo vetëm që kanë nxjerrë zbuluar për JOQ Albania aferat që bëhen në këtë institucion, por degradimin e institucionit që supozohrt të ngjallë besim dhe siguri tek populli.

Ditën e djeshme u denoncua mungesa e karburantit në mjetet e Policisë së Shtetit pavarësisht tenderave qindra milionësh që u jepen kompanive private të naftës nga taksat tona. “Kriminelët duhet t’i ndjekim në këmbë”,-ishte komenti ironik i një efektivi.

Ditën e sotme një efektiv i Policisë Kufitare ka denoncuar mos-marrjen e dietave të Frontex, pa llogaritur ato çfarë ndodhin në prapaskena.

Ai thotë se edhe shërbimet dhe naftën e makinave të policisë i paguajnë nga xhepi i tyre. Duke mos lënë pa përmendur këtu që i japin dylbi dite e jo kamera nate për të mbuluar punët e tyre.

Ndër të tjera efektivi shpjegon se edhe prangat i porosisin në AliExpress pasi nuk u japin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit