Lopët bëhen shoqe të ngushta me njëra-tjetrën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 23:26

E njihni ndjenjën e menjëhershme të lehtësimit dhe emocionit që ndjeni kur jeni në një festë dhe një nga miqtë tuaj më të mirë hyn në dhomë? Edhe lopët e përjetojnë këtë! Kjo është mënyra se si studiuesit zbuluan se lopët me të vërtetë kanë mikesha të ngushta.

Hulumtimi i bërë nga Krista McLennan nga Universiteti Northampton tregon se lopët me të vërtetë zënë "shoqe të ngushta".

Studimi

Kjo gjetje jo vetëm që ka implikime për industrinë e qumështit, por edhe për mirëqenien e kafshëve. Nocioni që lopët kanë miq të ngushtë tregon një shkallë të madhe personaliteti në specie dhe një dëshirë, jo ndryshe nga e jona, për të zhvilluar lidhje të thella me të tjerët.

Jo vetëm që lopët janë më të qeta kur janë pranë një shoku, por në fakt bëhen edhe më të zgjuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit