Vdes një person në Bogë të Pejës, goditet nga kamioni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 22:55

Një person në fshatin Bogë të Rugovës në Pejë është goditur për vdekje nga kamioni.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës

Ata kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Një person është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”, kanë thënë nga Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit