Efektivi degjeneron Policinë dhe Shtetin: Po na mbaroi karburanti duhet ta ndjekim kriminelin me vrap

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 22:06

Denoncimet nga vetë punonjësit e Policisë së Shtetit kundrejt abuzimeve që u bëhen në detyrë nga eprorët, nuk kanë të fundme. Ditën e djeshme u denoncua mos-dhënia e shpërblimit të distëancës me 150% të rrogës të premtuar nga Rama që në Janar të 2022 sëbashku me shpërblimet e Conference League që u luajt në Tiranë.

Ndërsa sot vijojnë denoncimet e sotme për probleme të tjera të efektivëve të Policisë. Një prej tyre është mungesa e uniformave verore. Zbehja e vjetërimi i atyre aktuale dhe mos-zëvendësimi i gjysmë-kambaleve verore me ato aktuale dimërore që veshin aktualisht punonjësit në shërbim, pavarësisht se jemi thuajse në përfundim të verës.

Një tjetër degjeneratë që i ka bërë efektivi shtetit janë vjedhja e tenderave milionëshe të karburantit dhe automjeteve të Policisë.

Efektivi shpjegon se i mbushin vetë me naftë makinat dhe nëse i kalojnë kilometrat e përcaktuara duhet ta ndjekin kriminelin me vrap.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit