Sherr mes të burgosurve në burgun e Peqinit, dhunohen dhe dy gardianë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 21:44

Më herët gjatë ditës u njoftua se tre të burgosur në burgun e Peqinit janë revoltuar dhe përplasur me policinë. Mësohet se tre të burgosurit, Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu kanë pasur një konflikt verbal mes tyre, por ky konflikt ka agravuar deri në konflikt fizik.

Për të qetësuar sherrin mes të burgosurve kanë ndërhyrë dy gardianë, por në këto momente gjakrat janë ndezur edhe më shumë dhe të burgosurit kanë goditur e dhunuar gardianët. Pas kësaj efektivë të tjerë të burgjeve kanë ndërhyrë duke vënë situatën në kontroll ndërsa për tre të burgosurit përveçse u vendosën në izolim, ndaj tyre u ngritën edhe akuza penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit