Nexhmedin Spahiu tregohet i ashpër me Ritën e Duan: E rrjepën rininë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 21:44

Festivali “Suny Hill”, që do të mbahet nga sot (data 04.08.2022 deri më 08.08.2022), në Prishtinë ka ngjallur diskutim, kjo për shkak të ngarendjes të të rinjve për t’i parë yjet e muzikës botërore përkundër çmimeve të larta të biletave.

I indinjuar ka reaguar edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili në një koment tha se Dua Lipa e Rita Ora po “rrjepin rininë”.

Biletat për “Sunny Hill Festival” kishin këto çmime; ajo “Believer” ka kushtuar 70 euro, Early Bird Ticket 100 euro, Regular Ticket 120 dhe bileta më e shtrenjtë ishte ajo VIP që kushtoi 250 euro.

Ndryshe, “Sunny Hill Festival” përveç në Prishtinë, këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit