Me sy dhe flokë kafe, policia angleze në kërkim të shqiptarit: Ka thyer lirimin me kusht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 21:18

Policia angleze po kërkon ndihmën e qytetarëve në Somerset për të gjetur një shqiptar të dënuar për drogë. Policia e Merseyside ka bërë një apel përmes policisë Avon dhe Somerset për të gjetur të kërkuarin Ellis Bala.

30-vjeçari Bala ka shkelur rregullat e lirmit me kusht pasi u lirua nga burgu ku ishte dënuar për drogë. Shqiptari përshkruhet si i gjatë, me trup të madh, me flokë të rruar kafe të errët dhe sy kafe.

Sipas autoriteteve britanike shqiptari vepron në zonën e Avon dhe Somerset. Policia kërkon që kush do që sheh Balën të kontaktojë policinë e Merseyside ose të telefonojnë në numrin 101.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit