“Pse nuk kthehesh në Angli me ne”, fëmijët protestojnë për vrasjen e Jonadës: Duam drejtësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 20:01

Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë për të protestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdiu në plazhin e Potamit nga polici Arjan Tase. Familjarë, gjyshër dhe prindër të shumtë janë mbledhur bashkë me fëmijët e tyre për të protestuar e kërkuar drejtësi për këtë ngjarje tragjike.

Të gjithë duan që drejtësia të vihet në vend sa më parë të jetë e mundur pasi frika ka kapluar jo vetëm prindërit por edhe fëmijët e tyre të cilët nuk ndihen të sigurtë as në pushime.

Duke u ndalur te fëmijët, 3 vogëlushë i janë bashkuar protestës për vdekjen e bashkëmoshatares së tyre. Në duar tri të vegjëlit mbajnë pankarta për Jonadën e cila kishte ardhur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Por për fat të keq këto pushime në jug të vendit u kthyen në tragjedi për familjen Avdia e cila dje përcolli për në banesën e fundit 7-vjeçaren Jonada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit