BIK-u i drejtohet Kurtit, kërkojnë që të lejohet shamia në shkolla

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 19:10

Bashkësia Islame e Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe nga kryeministri Albin Kurti, që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook BIK-u, shton se duhet lejuar bartja e shamisë sepse moslejimi i saj është diskriminues, shkruan lajmi.net.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet nga BIK-u.

Tutje nga BIK-u shtohet se kjo kërkese nuk duhet politizuar por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi.

“Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, përfundon BIK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit