Ndërron jetë gruaja që u godit në vizëbardha nga vetura në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 18:21

Një e moshuar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në Bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë. Më 30 korrik rreth orës 18:30, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti “Audi” me targa të Kumanovës i drejtuar nga A.D (22) nga Kumanova dhe këmbësorëve R.D (80) dhe N.N (85) të dy nga Kumanova.

Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima R.D, e cila pasi është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” – Shkup ka ndërruar jetë më 1 gusht, thuhet në raportin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit