Gjendet e vdekur një 76-vjeçare, dyshohet se ka vdekur që tri ditë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 17:51

Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në banesën e saj në lagjen Dardania të Prishtinës.

Qytetarët kanë bërë të ditur se e ndjera dyshohet se kishte vdekur para 3 ditësh.

Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku është tërhequr trupi i pajetë.

Fqinjët e viktimës kanë thënë për gazeten kosovare Sinjali se e ndjera ka jetuar e vetme në banesën e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit