Policia del me njoftim për Sunny Hill, këto rrugë do të bllokohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 16:23

Për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, Drejtoria Rajonale e Policisë (DRP) Prishtinë, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion. Festivali do të mbahet nga data 04.08.2022 deri më 08.08.2022, në Prishtinë (Gërmi).

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën.

“Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit”, njofton policia.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani), thuhet në apelin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit