Liverpooli nuk e ka mbyllur merkaton, tenton mesfushorin e Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.08.2022, 14:51

Liverpooli nuk e ka mbyllur ende merkaton. Klubi anglez kërkon të përforcohet në të gjitha repartet për të qenë gati për sezonin e ri.

Në listën e dëshirave të trajnerit Klop, tashmë është shtuar dhe emri i Ismail Benaser.

Mesfushori algjerian i Milanit shihet si pasues i Hendersonit nga trajneri gjerman dhe i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë çmos për të arritur te ai.

24-vjeçari ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe Milani nuk ka ndërmend që të heqë dorë kaq lehtë nga ai.

Benaser është një nga të preferuarit e Piolit dhe tekniku italian e shikon atë si pjesë e projektit që ka menduar për të ardhmen.

Gjithsesi, oferta e Liverpoolit do bënte që Milani të dorëzohej, pasi klubi ka nevojë për para në mënyrë të të balancojë shpenzimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit