Babai dhe nëna i vdiqën brenda pak vitesh/ 29-vjeçarja shqiptare në Greqi i jep fund jetës: S’po gjente punë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2022, 14:38

Sot u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në një lagje të Lamisë, Greqi një vajzë shqiptare. Siç duket goditjet e fatit në familjen e saj, së bashku me problemet financiare nga papunësia, e kanë çuar atë t'i japë fund jetës.

Sipas Protothemës, bëhej fjalë për një vajzë që kishte ardhur me familjen në moshën 5-vjeçare nga Shqipëria dhe kishte arritur të studionte dhe të diplomohej. Babai dhe nëna e saj punonin shumë në Greqi që të mos u mungonte asgjë dy vajzave të tyre dhe ata arritën t'i rrisin me dinjitet dhe parime.

Vite më parë, goditja e parë erdhi, kur babai i vajzës u nda nga jeta papritur për shkaqe patologjike. Goditja e fatit është e rëndë për të gjithë, por më shumë për nënën e familjes, e cila u gjet e mbytur në portin e Raços në tetor 2020.

E ndjera po përpiqej të gjente një punë pasi, prej kohësh ishte papunë.

Ajo donte vetëm një punë, nuk donte as lëmoshë as kredi, vetëm punë! Edhe për të, me gjithë përpjekjet e saj, ajo nuk mundi të gjente diku për të punuar dhe kur i humbi çdo shpresë, iu drejtua aktit të dëshpëruar. Ajo lidhi një litar në tubacionet e radiatorëve që kalonin nëpër dhomën e saj dhe i dha fund jetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit