URGJENTE! Burri në hall: Nusja dhe fëmijët u nisën me gomone për Angli, kanë 7 orë në mes të detit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 14:26

Çdo ditë që kalon shtohet numri i shqiptarëve që zgjedhin të largohen nga ky vend me gomone për Angli. Rruga është tejet e vështirë dhe kryesisht ata që e ndërmarrin përsipër rrezikun janë burrat.

Në një rast urgjent për redaksinë e JOQ Albania, një burrë në hall ka rrëfyer hallin e tij. Ai shprehet se gruaja dhe fëmijët e tij janë nisur me gomone për Angli dhe nuk përgjigjen prej 7 orësh. Ai thotë se kanë mbetur në det të hapur ndërkohë që autoritetet franceze nuk përgjigjen.

Në hall, burri shkruan:

“Joq Jan nisur femijet dhe nusja me gomone per ne angli dhe autoritete franceze nuk pergjigjen ju lutem boni thirrje se Kan 7 ore ne mes te detit Jan femije ju lutem postojeni Beni dicka. Nuk pergjigjen askush per ti ndihmuar”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit