Çmimi i naftës shkon në “hava”!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 11:17

Që nga data 25 Korrik Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk përcakton “çmimet tavan” të derivateve.

Në mungesë të një “kontrolle” të tillë kompanitë e derivateve që operojnë në vend kanë nisur të ngrisin çmimet që nga përfundimi i masës për përcaktimin e çmimit tavan, i cili ishte aplikuar në afat prej 30 ditësh.

Për rrjdhedhojë, sot çmimi i naftës në disa pika të furnizimit ka shkuar deri në 1.73 cent.

Derisa benzina shitet në 1.57 cent.

Përgjatë këtyre muajve, Kosova është përballur me shifra rekorde të çmimit të derivateve në 22 vitet e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit