De Facto i qendrës tregtare të oligarkëve Toptani mashtron klientët! Tjetër çmim në etiketë, tjetër në faturë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 10:56

Duket se është bërë e zakonshme që dyqanet e qendrave tregtare të kryeqytetit të mashtrojnë me produkte për të cilat thonë se i kanë me zbritje. Të paktën kështu shënojnë nëpër etiketa…

Një kliente e Toptanit ka shkuar për të psonisur tek De Facto dhe ka blerë produktin xhinse në ulje me 1990 lekë nga 2490 që ishte çmimi fillestar. Në faturë i është faturuar çmimi pa zbritje, ndërkohë që vajza ka mbetur e shokuar kur ka bërë pagesën.

Nuk dihet nëse kjo është një taktikë për të shitur mallin e mbetur, por me siguri është një mashtrim ndaj klientelës besnike që bën që firma dhe biznesi të humbë besimin e blerësve.

Qytetari denoncon:

“Pershendetje JOQ. Blem disa gjera tek Toptani tek Defacto nje nga produktet ishte me skonto por realisht paguam per pa skonto”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit