Brighton nxjerr “blof” Fabrizio Romanon: Cucurella nuk është transferuar te Chelsea

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.08.2022, 08:53

Mbrëmjen e djeshme, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njoftoi lajmin se Marc Cucurella do të bëhet lojtar i ri i Chelseat dhe të gjitha mediat e publikuan.

Megjithatë, transferimi nuk ka ndodhur ende dhe është vetë klubi i Brighton që ka në pronësi lojtarin, i cili ka mohuar lajmet se ka marrëveshje

“Marrë shkas nga raportimet e pasakta nga media të shumta këtë mbrëmje, nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella”, thuhet në njoftim.

Futbolliati spanjoll flitet se ka një akord me Chelsean, por mesa duket mungon marrëveshja me Chelsean. Brighton pret 50 mln paund për kartonin e tij, ndërsa në garë është dhe Mancheser City.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit