Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Mitrovicë. Nga një aksident tragjik ka humbur jetën një 5-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Aksident trafiku me fatalitet Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare”, tha Zahiti.