Transferimi i Levandosvkit te Barcelona, xhepat i mbushi edhe menaxheri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.08.2022, 20:34

Njeriu që ka përfituar më së shumti nga transferimi i Robert Levandovskit te Barcelona ishte menaxheri i sulmuesit polak.

Sipas “The Athletic”, menaxheri do të përfitojë 10 milionë euro si komision për rolin e ndërmjetësit në sigurimin e firmës së Levandovskit nga Bajern Mynih.

Një shifër e jashtëzakonshme kur mendon se Barcelona po përpiqet me çdo kusht të kursejë dhe po u kërkon lojtarëve që të përgjysmojnë rrogat e tyre.

Kjo shumë i shtohet asaj prej 45 milionë eurosh, plus 5 të tjera si bonuse, që katalanasit kanë paguar në arkat e Bajern Mynih

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit