EKSKLUZIVE/ Vila 500.000 € e Arjan Tases në Porto Palermo

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.08.2022, 17:43

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Potam ka bërë të shokohet i madh e i vogël, teksa janë bërë me dije detaje të reja për autorin e ngjarjes ekskluzivisht për redaksinë tonë.

Burime ekskluzive për JOQ Albania kanë bërë me dije se ish-shefi i komisariatit Arjan Tase që vrau me skaf vogëlushen 7-vjeçare, ka një vilë në Porto Palermo.

I njëjti burim konfirmon se vlera e truallit në zonën më të lakmueshme tek Qafa e Lerës shkon mbi 500.000€. “Vetëm një vit në krye të komisariatit të Himarës dhe ka përfituar nga aferat, trafiqet e krimet me pronat vendin më të lakmuar”,-shpjegon burimi.

Pazaret, shpjegon burimi, nisin nga 2000€ për lejimin e ndërtimit të një koteci pulash e shkojnë në 10 e lart për një ballkon, çati apo banjë.

Mësohet se Tase ka nisur ta ndërtojë vilën e gurtë një vit më parë, kur ka mbajtur edhe postin e shefit të Komisariatit të Himarës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit