Të premten do të fillojë dezinsektimi në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 13:47

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se me datë 05.08.2022 (e premte) do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave, ndërsa me datë 08.08.2022 (e hënë) dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nga Bashkia informojnë se spërkatja do të kryhet sipas orarit të mëposhtëm:

1. Dezinsektimi nga toka kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet më 05.08.2022 (e premte), gjatë ditës.

2. Dezinsektimi nga ajri, kundër larvave të mushkonjave, në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet më 06.08.2022 (e shtunë), në orët e para të mëngjesit.

3. Dezinsektimi nga toka i territorit të qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave do të bëhet nga data 08.08.2022 (e hënë) deri më 11.08.2022 (e enjte), në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, ditën tjetër.

“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinsektimin, ai do të kryhet ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar. Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen të bletëve”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit