Futbollistit brazilian i shkatërrohet karriera, rrezikon 10 vite burg

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.08.2022, 08:42

Karriera e talentit brazilian, Renan Viktor ka marrë një ndryshim drastik. Talenti i "Selecaos" po shkëlqente me klubin e Palmeiras dhe shihej nga të gjithë si qendërmbrojtësi i të ardhmes.

Megjithatë, ai mund ta mbyllë me futbollin e luajtur pasi e ardhmja mund të jetë pas hekurave të burgut, për një natë që e teproi me miqtë e tij.

20-vjeçari që u shpall Kampion Bote me Brazilin për moshën U17 në vitin 2019 është përjashtuar nga ekipi i Palmeiras, që i ka prishur kontratën dhe tashmë ai mbetet i vetëm për t’u mbrojtur në gjykatë, për akuzën se ka shtypur për vdekje një 38-vjeçar.

Në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut, Renan Viktor, ka përplasur me makinë një motoçiklist 38-vjeçar, i cili më pas u nda nga jeta në rrugën për në spital. Futbollisti ishte në timon pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit, pasi po kthehej nga një festë.

Ai u arrestua por u lirua me kusht pasi pagoi rreth 45 mijë euro. Por tani, me fillimin e seancave të mirëfillta gjyqësore, kërkohet që të dënohet me 10 vite burg sipas legjislacionit përkatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit