Homazhe te Kryeministria pas vdekjes së 7-vjeçares, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Çuçit, Nanos dhe Kumbaros

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2022, 21:55

Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 para ambienteve të Kryeministrisë u ndezën qirinj si homazh për 7-vjeçaren e cila humbi jetën tragjikisht sot në plazhin e Potamit.

Qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, pasi një polic ishte ai që shkaktoi tragjedinë e rëndë sot në plazh.

Avokati Altin Goxhaj i cili ishte i pranishëm në këtë homazh ka njoftuar se më datë 4 gusht qytetarët kanë thirrur protestë para Ministrisë së Brendshme në 19:00.

Kujtojmë se ishte Arjan Tase, shefi i Seksioni të Policimit në Komunitet në Elbasan ai që i mori jetën padrejtësisht vogëlushes me origjinë nga Tropoja e cila dje kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Mesazhi nga Altin Goxhaj:

Në orën 20:00 u ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua....

Të kërkojme shkarkimin ose...

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ndërkohë në dt 4 Gusht qytetarët kanë thirrur protestë para Ministrisë së Brendshme në 19:00..

____

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit