Real Madridi tenton Barellën, i bën Interit ofertën tunduese

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 02.08.2022, 15:34

Real Madridi po kërkon një mesfushor kalibri dhe e gjithë vëmendja është përqëndruar te Barella i Interit. Mesfushori italian po shkëlqen në Seria A dhe Interi e vlerëson deri në 100 milionë euro xhevahirin e vet.

Ndërkaq, Reali propozon një tjetër marrëveshje. Sipas mediave spanjolle klubi kampion në Spanjë ofron kartonin e Marko Asensios që llogaritet në 50 milionë euro si dhe 50 milionë euro të tjera në llogarinë bankare të Interit.

Ka qenë vetë trajneri Ançeloti ai që ka vlerësuar me nota maksimale mesfushorin italian. Reali i Madridit i ka dubluar pozicionet e tij në mesfushë, teksa veç Kros, Modriç e Kasemiros ka në përbërje edhe Kamavingën, Tçuomenin dhe Federiko Valverden.

Gjithsesi, pavarësisht dublimit të pozicioneve, trajneri italian i kampionëve të Europës do të ishte i gatshëm t’i bënte një vend në formacion mesfushorit zikaltër dhe drejtuesit duan t'ia plotësojnë dëshirën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit