Zëdhënësi i Qeverisë e fshin postimin për “shokët kosovarë të Grenellit”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2022, 15:01

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duket se është penduar për një reagim që e bëri sot ndaj ish-emisarit amerikan Richard Grenell, andaj e fshiu atë pak sekonda pasi e postoi në Facebook.

Në reagimin lidhur me komentet e diplomatit rreth zhvillimeve të fundit në veri, Kryeziu shkroi se shokët e Grenellit në Kosovë, janë të zemëruar me kryeministrin Kurti.

Ai madje i ka publikuar edhe fotografitë e personave publik të cilëve ua jep epitetin “disa nga shokët e Grenellit në Kosovë”.

Në fotografi bashkë me ish-emisarin amerikan, shihen ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ish-kryeministri Avdullah Hoti, deputeti Agim Veliu dhe gazetari, Berat Buzhala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit