Borisov: Me Zaevin treguam guxim dhe përgjegjësi për të ardhmen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2022, 10:14

Para pesë vitesh kryeministri Zoran Zaev dhe unë treguam guxim dhe përgjegjësi për të ardhmen duke nënshkruar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, thotë ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it, Boyko Borissov, në një mesazh në rrjetet sociale me rastin e pesë vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes.

“Shkupi është në NATO dhe po negocion me BE-në, dhe ne kemi një fqinj që është përkushtuar të respektojë vlerat evropiane: të mbrojë të gjithë qytetarët e tij, të ndalojë diskriminimin ndaj bullgarëve dhe të hapë kontakte ekonomike dhe kulturore”, thotë Borissov. Kreu i GERB-it kujton gjithashtu se së fundmi partia e tij mbështeti fillimin e negociatave, pasi deklaroi se përkrah propozimin francez dhe dha dritën jeshile për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Para disa ditësh, GERB tregoi edhe një herë se sa me përgjegjësi veprojnë politikanët, ne mbështetëm fillimin e negociatave ndërmjet RMV-së dhe BE-së. Mbështetja jonë për fqinjët tanë do të vazhdojë pavarësisht nëse jemi në pushtet apo në opozitë sepse kjo kohë është e duhura”, tha Borissov.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit