“Luftime, të shtëna në Veri”, kompania a njohur ajrore anuloi fluturimin drejt Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2022, 10:06

Ngjarjet e së dielës në pjesën veriore të Kosovës kanë ndikuar që kompani të njohura ajrore të anulojnë fluturimet drejt Aeroportit të Prishtinës.

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi në një postim në Twitter ka shkruar se Kompania Austrian Airlines e ka anuluar një fluturim drejt Kosovës për shkak të incidenteve në Veri.

“Miqtë nuk kanë mundur të vijnë mbrëmë në Prishtinë dhe Austrian Airlines përdori situatën në kufi si arsyetim. Kjo tregon çmimin që kanë këto incidente për turizmin dhe investimet” ka shkruar Selimi.

Ai ka publikuar edhe një shkrim ku një mik i tij ka treguar as kompania kishte njoftuar se nuk do të fluturojnë drejtë Prishtinës për shkak se në afërsi të Prishtinë dhe në kufirin me Serbinë ka të shtëna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit