Juventusi nuk e ka mbyllur merkaton, tenton sulmuesin e Barcelonës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 02.08.2022, 08:49

Memhis Depay do largohet nga Barcelona. Xavi nuk e llogarit holandezin në skemat e tij, aq më tepër tashmë që ka mbërritur edhe Robert Levandovski.

Shkumë skuadra të njohura janë vendosur në garë për Depayn dhe mes tyre është Juventusi, i cili po mendon për një zëvendës të Vlahoviç.

Duke njohur edhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes presidentëve, Joan Laporta dhe Andrea Anjeli, kërkesa për kartonin e Depayt është momentalisht 20 milionë euro.

Shifër kjo e cila i është lejuar bardhezinjve që të shlyhet edhe me tri këste. Ideja duket interesante, edhe nga fakti se rroga e Depayt prej 5 milionësh nuk e tremb “Zonjën e Vjetër”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit