Shoferi i Sadio Mane firmos me Bayernin e Mynihut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.08.2022, 22:05

Bayerni i Mynihut nuk e ka mbyllur merkaton. Së fundmi, ekipi gjerman ka bërë të ditur se skuadrës së tyre të dytë i është bashkuar 29-vjeçari Desire Segbe Azankpo.

Sulmuesi nga Benin ka firmosur për dy vite me gjermanët dhe do jetë pjesë e ekipit të dytë me shpresën se një ditë do thirret nga trajneri Nagelsman.

Mediat gjermane kanë zbuluar edhe një detaj interesant për këtë transferim, pasi bëhet fjalë për mikun e ngushtë të Sadio Mane.

Të dy janë njohur në akademinë e “Génération Foot” në Senegal dhe më pas u transferuan te Metz në Francë, ku Mane hodhi hapat e parë si futbollist profesionist në sezonin 2011-2012.

Megjithatë, miku i tij nuk kishte të njëjtën karrierë të suksesshme si senegalezi dhe ka luajtur në kampionate të vogla apo në kategoritë e ulëta, me eksperienca edhe në Luksemburg e Sllovaki, pa pasur shumë sukses.

“Bild” shkruan se kur Mane ka zbarkuar te Bajerni, miku i tij kryente praktikisht rolin e shoferit, duke e marrë dhe duke e çuar në stërvitje apo në grumbullimet e bavarezëve.

Derisa erdhi prova për ekipin e dytë dhe firma për këtë skuadër, duke e bërë zyrtarisht përsëri homolog me mikun e tij të famshëm senegalez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit