Politikanët serbë rrihen ndërmjet vete për shkak të Kosovës (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 20:38

Dy këshilltarët komunal nga Apatini, qytet në Serbi, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo” dhe Milorad Mërgja, kryetar i Këshillit lokal të Partisë Radikale Serbe, janë përleshur sot në qendër të atij qyteti, para qytetarëve të cilët të tronditur dhe në mosbesim kanë përcjellë konfrontimin e dhunshëm fizik.

Një nga qytetarët e ka regjistruar këtë situatë mjaft të çuditshme.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Nova.rs, konflikti mes dy këshilltarëve ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve për Kosovën, dhe siç e shihni në video njëri prej tyre është edhe zbathur!

Nuk dihet ende se si ka përfunduar përleshja fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit