Fabregas në Serinë B italiane, tifozët i bëjnë pritje madhështore

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.08.2022, 16:39

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës, Çesk Fabregas, i ka surprizuar të gjithë teksa zyrtarizoi aventurën e tij të re në Serinë B italiane, me ekipin e Komos.

Pasi zbarkoi në Itali, mesfushori spanjoll u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët e klubit.

Në momentin e mbërritjes në selinë e klubt, Fabregasin e pritën me qindra tifozë të Komos të cilat qëndruan në pritje të idhullit të tyre të ri, me dëshirën për të bërë foto dhe për ti “rrëmbyer” atij një autograf.

Fabregas gjithashtu nuk e fshehu emocionin për këtë aventurë të re, me mesfushorin spanjoll që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Serisë B.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit