KFOR reagon përsëri: Do ta mbajmë Kosovën të sigurtë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 15:54

Aleanca Veri Atlantike (NATO) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, NATO ka thënë se KFOR është i gatshëm të marrë masa e nevojshme që ta mbajë Kosovën të sigurt.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit